Tragjedi në autostradë/ Makina përplas për vdekje 68-vjeçarin, shoferja 36-vjeçare arrestohet

Data

Një aksident fatal ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas policisë, një 36-vjeçare, duke drejtuar makinën e saj, ka aksidentuar shtetasin H. D., 68 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas ngjarjes, shërbimet e qarkullimit rrugor arrestuan drejtuesen e automjetit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related