Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të martë në zonën e Bushtricës, ku një burrë rreth moshës 60–65 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga ura hekurudhore.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari ka rënë nga Ura e Bushtricës dhe ka ndërruar jetë në vend, duke përfunduar mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë është transportuar për veprime të mëtejshme procedurale.
Autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar me më shumë detaje në vijim.
