Nën masa të forta sigurie, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur sot në Vlorë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ivanka Trump dhe një delegacion bashkëpunëtorësh.
Burime bëjnë me dije se Kushner ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë takime me një studio arkitekturore, në kuadër të diskutimeve për projektin e investimit në ishullin e Sazanit. Takimet do të fokusohen në aspektet teknike dhe arkitekturore të realizimit të projektit.
Sipas të njëjtave burime, gjatë kësaj vizite nuk është planifikuar asnjë takim me përfaqësues të pushtetit vendor apo autoritete lokale.
Vizita zhvillohet në një klimë diskrete dhe me protokoll të lartë sigurie, ndërsa interesi mbetet i përqendruar te planet e investimit që pritet të konkretizohen në zonën e Sazanit.
