Kamala Harris është në “shëndet të shkëlqyer” dhe ka “rezistencën fizike dhe mendore” të nevojshme për të shërbyer si presidente, ka thënë mjeku i saj, ndërsa detajet e statusit të saj mjekësor dhe historisë u publikuan.
Dr Joshua Simmons, mjek i zëvendëspresidentes sw SHBA, shkroi se ajo mban një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive dhe se ekzaminimi i saj më i fundit fizik prillin e kaluar ishte jo befasues.
Këshilltarët e kandidates presidenciale demokrate shpresojnë të përdorin momentin për të bërë një kontrast me rivalin e saj republikan Donald Trump, i cili ka lëshuar vetëm informacione të kufizuara për shëndetin e tij dhe të ngrenë pyetje në lidhje me aftësinë e tij për të shërbyer.
