Kryeministri Edi Rama, së bashku me familjarët e katër protestuesve të vrarë më 21 janar 2011, zhvilloi ecjen përkujtimore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vendosur lule në vendet ku humbën jetën viktimat.
Gjatë homazheve, u vendosën karafila në pikat ku u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, 15 vite më parë. Ceremonia u shënua në heshtje dhe me respekt për kujtimin e protestuesve që humbën jetën gjatë ngjarjeve të asaj dite.
Ngjarja e 21 Janarit është cilësuar nga Gjykata e Strasburgut si krim shtetëror, duke theksuar se vrasjet e katër protestuesve duhej të ishin zbardhur përmes një hetimi të plotë dhe të pavarur.
