Në Kryeministri po zhvillohet ceremonia përkujtimore në 15-vjetorin e ngjarjeve të rënda të 21 Janarit, ku katër protestues humbën jetën. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama theksoi se rikthimi i dosjes në hetim erdhi vetëm falë këmbënguljes së familjarëve të viktimave.
Rama vlerësoi rolin e Mark Nikës, të cilin e cilësoi si të paepur, për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Strasburgut, duke thyer sipas tij një farsë gjyqësore që kishte mbyllur padrejtësisht 21 Janarin. Sipas kryeministrit, vetëm pas kësaj beteje shumëvjeçare, dosja u vendos sërish në tryezën e SPAK.
Ai bëri të ditur se gjatë këtij procesi është dorëzuar edhe një material audio, i mbajtur i fshehur për vite me radhë nga frika se mund të zhdukej, ashtu siç janë zhdukur shumë prova të tjera. Rama theksoi se humbja e gjurmëve ka qenë sistematike, por sipas tij përgjegjësia nuk është e paqartë.
“Ndërsa shumë gjurmë janë humbur, ujku është krejtësisht i dukshëm në sytë e të gjithëve”, u shpreh Rama, duke nënvizuar se e vërteta për 21 Janarin nuk mund të fshihet përgjithmonë.
Kryeministri kujtoi gjithashtu se Gjykata e Strasburgut ka konstatuar shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, veçanërisht në përdorimin e forcës vdekjeprurëse dhe mungesën e një baze legjitime për mbrojtjen e godinës së Kryeministrisë.