Dosja e Berishës dhe Metës ‘nul’ pas zbulimit të dënimit të Irena Gjokës? Analisti sqaron çfarë ndodh

Data

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet në Formularin e Vetëdeklarimit të vitit 2016, çka ka hapur një debat të fortë publik mbi pasojat që kjo çështje mund të ketë për proceset gjyqësore në zhvillim.

I ftuar në një emision televiziv, analisti Frrok Çupi u shpreh se situata tregon për një përplasje të brendshme brenda sistemit të drejtësisë dhe mungesë transparence, por theksoi se kjo nuk sjell automatikisht rrëzimin e dosjeve të tjera të bujshme.

Sipas Çupit, është krijuar një pritshmëri në opinion që çështjet ndaj Sali Berishës, Fredi Belerit dhe Ilir Metës të shpallen të pavlefshme (“nul”), por kjo, sipas tij, nuk ka bazë ligjore. Ai theksoi se proceset gjyqësore janë të ndara nga figura e gjyqtarit që i shqyrton dhe nuk bien automatikisht vetëm për shkak të problemeve apo shkeljeve të mundshme të një gjyqtari.

“Shpresa që këto çështje të bëhen nul nuk do të realizohet, sepse proceset gjyqësore janë të ndara nga personaliteti i gjyqtarit. Këto janë çështje të ndërtuara si piramida dhe nuk rrëzohen kaq thjesht,” u shpreh Çupi.

Ai shtoi se situata aktuale në drejtësi krijon konfuzion dhe tension, por zgjidhjet duhet të vijnë përmes procedurave ligjore dhe jo përmes pritshmërive politike apo publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related