“I transferuam 20 metra larg” / Mungesa e energjisë në QSUT, flet shefi i shërbimit Lilaj: Defekti ishte i rëndë

Data

Shefi i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Krenar Lilaj, ka dhënë detaje mbi ndërprerjen e energjisë elektrike që ndodhi një ditë më parë në QSUT.

Në një komunikim për mediat, Lilaj sqaroi se bëhej fjalë për një defekt shumë të rëndë, ndërsa theksoi se pacientët e intubuar dhe të ventiluar ishin të pajisur me sisteme rezervë (backup), të cilat garantuan funksionimin normal të aparaturave edhe gjatë mungesës së energjisë.

“Trajtimi i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht. Jo vetëm asistenca respiratore, por edhe mjekimi i vazhdueshëm, pasi aparaturat që përdoren për këta pacientë janë të pajisura me backup,” u shpreh Lilaj.

Ai shtoi se, për shkak se koha e rikthimit të energjisë nuk ishte e konfirmuar dhe për të shmangur çdo rrezik nga një mosfunksionim i zgjatur i aparateve, u mor vendimi për transferimin e pacientëve në një repart tjetër ngjitur.

“Flitej për një defekt të rëndë dhe nuk dihej sa do të zgjaste ndërprerja. Për këtë arsye, vendosëm të transferonim pacientët në spitalin ngjitur, rreth 20 metra larg, duke garantuar trajtimin në kushte të sigurta. U transferuan 10 të sëmurë, nga të cilët 9 ishin në respirator të drejtuar. Gjatë transportit u përdor respirator portativ,” përfundoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related