“Taos së krimit do t’i japë përgjigjen populli”/ Berisha: Më 24 janar shqiptarët do flasin

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lidhur me marrëveshjet për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.

Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi Ballën si “Tao i krimit dhe i Edi Ramës”, duke theksuar se përgjigjja ndaj paralajmërimeve të mazhorancës nuk do të vijë nga deklaratat politike, por nga qytetarët shqiptarë.

Sipas Berishës, parlamenti është aneksuar nga mazhoranca dhe po përdoret për të mbrojtur korrupsionin dhe për të penguar drejtësinë. Ai paralajmëroi se protesta e 24 janarit do të jetë përgjigjja e drejtpërdrejtë e qytetarëve ndaj kësaj situate.

“Asnjë përgjigje tjetër përveç asaj që do t’i japin shqiptarët më 24 janar Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës. Ata kanë aneksuar parlamentin dhe populli do të thotë fjalën e tij”, u shpreh Berisha.

Deklarata vjen pas qëndrimit të Ballës në Konferencën e Kryetarëve, ku ai paralajmëroi se nëse opozita tërhiqet nga marrëveshjet për reformat, mazhoranca do të vijojë procesin edhe pa pjesëmarrjen e saj.

Berisha e cilësoi këtë qëndrim si arrogancë politike dhe shkelje të frymës demokratike, duke theksuar se opozita nuk do të pranojë të jetë fasadë në procese që, sipas tij, shërbejnë vetëm për të mbuluar aferat dhe korrupsionin e qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related