Call Center-at mashtrues në dy kulla luksoze, 6 të arrestuarit dalin sot para GJKKO për masën e sigurisë

Data

Gjashtë persona të arrestuar si pjesë e një rrjeti të organizuar mashtrimi përmes call center-ave do të dalin sot para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masat e sigurisë.

Të arrestuarit janë Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi, të cilët u ndaluan pas një operacioni të gjerë të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në dy kulla luksoze në Tiranë. Sipas hetimeve, ata dyshohet se ishin pjesë aktive e rrjetit që mashtronte qindra qytetarë europianë, kryesisht duke i bindur të investonin në platforma të rreme kriptomonedhash.

Hetimet tregojnë se ky grup kishte rol kyç në zhvendosjen e pajisjeve kompjuterike dhe dokumenteve nga kulla “Atti Tower” drejt një ambienti tjetër të marrë me qira në kullën “Downtown One”, pasi dyshohet se ishin paralajmëruar për një kontroll të mundshëm nga autoritetet. Pikërisht gjatë këtij veprimi, gjashtë personat u kapën në flagrancë.

Sipas burimeve hetimore, drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti dyshohet se janë tre vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim. Ata lëviznin me një automjet luksoz Ferrari, i cili është sekuestruar nga grupi hetimor. Mjeti rezulton të jetë marrë me qira në Gjermani.

SPAK vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal, identifikimin e viktimave dhe dokumentimin e rolit të secilit person të përfshirë në këtë skemë mashtrimi ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related