Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ku një 12-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi porta e jashtme e banesës i ka rënë mbi trup.
Sipas informacionit zyrtar, i mituri po tentonte të mbyllte portën e oborrit kur ajo ka dalë nga shinat dhe e ka zënë poshtë. Familjarët e kanë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
