Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 18-të të Kampionatit të Kategorisë së Parë, bazuar në paraqitjet individuale dhe ndikimin e futbollistëve në rezultatet e skuadrave të tyre.
Formacioni i javës është ndërtuar me skemën 4-3-1-2, duke reflektuar ekuilibër mes mbrojtjes dhe fazës sulmuese.
Formacioni i javës:
Portë:
Skënder Tahri (AF Luftëtari)
Mbrojtje:
Ilir Allmuca (Lushnja)
Silas Mensah (Burrel)
Alessandro Kacbufi (Kastrioti)
Fabjan Beqja (Besa)
Mesfushë:
Donald Mëllugja (Burrel)
Suleiman Danladi (Pogradeci)
Xhafer Hodo (Kastrioti)
Pas sulmuesve:
Hajrulla Tola (Laçi)
Sulm:
Mikel Canka (Lushnja)
Kalonji Nyanguila (AF Luftëtari)
Trajneri i javës:
Ramadan Ndreu (Kastrioti)
Tekniku i Kastriotit është vlerësuar për organizimin taktik dhe fitoren e rëndësishme të arritur në transfertë, duke konfirmuar formën pozitive të skuadrës së tij në këtë fazë të kampionatit.
Java e 18-të tregoi sërish rivalitet dhe nivel të lartë gare në Kategorinë e Parë, me disa ekipe që po luftojnë fort për objektivat sezonale.
