Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, komentoi publikisht replika e zhvilluar mes homologut të tij shqiptar, Edi Rama, dhe gazetarit greko-amerikan gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi.
Debati nisi kur Rama iu drejtua gazetarit duke thënë se ai mendon se është pasardhës i filozofëve të lashtë grekë, një shprehje që në Athinë u perceptua si ofenduese për trashëgiminë kulturore greke.
Mitsotakis tha se e njeh Ramën prej vitesh dhe e përshkroi atë si politikan “me një mënyrë të veçantë shprehjeje”. Sipas tij, Rama shpesh thotë gjëra që nuk duhen thënë në situata zyrtare.
“E njoh atë prej shumë vitesh dhe është një politikan me një mënyrë të veçantë shprehjeje, shpesh thotë gjëra që nuk duhet t’i thotë… Këtë herë bëri një gabim, të cilin megjithatë e kuptoi dhe e korrigjoi,” tha Mitsotakis.
Kryeministri grek shtoi se dëshiron që çështja të konsiderohet e mbyllur dhe të mos ketë pasoja negative për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.
