Alarm për përmbytjet në Kurbin: Sistemi kullues në kolaps, hidrovori nuk përballon prurjet

Data

Përmbytjet e përsëritura që goditën Kurbinin gjatë muajve nëntor dhe janar kanë nxjerrë në pah problematika serioze në funksionimin e sistemit kullues. Sipas specialistit të Bujqësisë dhe Kullimit, Gjergj Çuli, hidrovori i Adriatikut ka funksionuar normalisht, por kapaciteti i tij nuk mjafton për të përballuar reshjet intensive që bien brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe.

Çuli thekson se në raste të tilla, sasia e ujit që grumbullohet tejkalon mundësitë teknike të hidrovorit për evakuim, duke sjellë përmbytje të menjëhershme të tokave bujqësore dhe zonave të banuara. Si zgjidhje, ai propozon vendosjen e pompave të reja me kapacitet më të lartë, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të kanaleve kulluese dhe skarpareve, të cilat shpesh bllokohen nga mbeturinat dhe mungesa e mirëmbajtjes.

Bashkia e Kurbinit ishte një nga zonat më të prekura nga moti i keq në fillim të janarit. Rreth 2500 hektarë tokë bujqësore dhe afro 250 banesa u përmbytën, duke shkaktuar dëme të mëdha, kryesisht në Njësitë Administrative Mamurras dhe Fushë-Kuqe. Banorët dhe fermerët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur përsëritjen e përmbytjeve në çdo sezon reshjesh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related