Ditë e kthjellët dhe temperatura deri në 17°C, ja si parashikohet moti sot

Data

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore të lindjes do të ketë vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara herë pas here me intervale dielli.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 17 gradë Celsius në qarkun e Berat.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet të ketë mjegull dhe mjegullinë, kryesisht në zonat luginore, çka mund të ulë përkohësisht dukshmërinë.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–lindje me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 14 m/s. Deti do të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1–2 ballë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related