“Të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës”/ Berisha: PD do të bëjë analizë për anëtarët dhe drejtuesit

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD do të zhvillojë një analizë të thelluar të punës së anëtarëve dhe drejtuesve të saj, me qëllim evidentimin e atyre që nuk janë angazhuar gjatë fushatës apo kanë bashkëpunuar me kundërshtarin politik.

Berisha u shpreh se individët që, për interesa personale apo biznesi, kanë flirtuar me mazhorancën, nuk kanë vend në Partinë Demokratike. “Të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës. Kush ka bashkëpunuar me kundërshtarin, le të shkojë te partia e tij,” theksoi ai.

Sipas tij, analiza është e domosdoshme për të nxjerrë përgjegjësi, për të korrigjuar gabimet dhe për të ripërtërirë strukturat drejtuese të partisë. Berisha pranoi se ka pasur edhe raste ku drejtues apo anëtarë nuk janë angazhuar për shkak pakënaqësish personale, duke nënvizuar se një sjellje e tillë nuk mund të justifikohet.

Kreu i PD shtoi se ky proces synon forcimin e partisë, rritjen e disiplinës dhe përgatitjen për betejat e ardhshme politike, duke theksuar se postet drejtuese nuk mund të mbahen nga ata që nuk kanë kontribuar në momente kyçe për opozitën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related