Çfarë po ndodh? SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në Myslym Shyr, kontrolle në një pallat luksoz

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premteje një operacion në zonën e Myslym Shyrit, në kryeqytet.

Burime për mediat bëjnë me dije se kontrolli po kryhet në një ambient të marrë me qira, i ndodhur në një pallat luksoz në këtë zonë. Veprimet hetimore lidhen me një procedim penal që po zhvillohet në bashkëpunim me partnerë të huaj.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të shoqëruar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar për objektin konkret të hetimit.

Operacioni vijon dhe pritet që në orët në vijim të ketë detaje të reja lidhur me kontrollet dhe hetimin në fjalë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related