Alarm në Mat / Traseja drejt Rrugës së Arbrit pëson shembje serioze

Data

Situatë alarmante është shënuar në Mat, ku rruga që lidh zonën me Rrugën e Arbrit ka pësuar çarje të shumta, shembje dhe deformime serioze.

Segmenti më problematik raportohet mbi lagjen Zhuku, ku asfalti është çarë dhe struktura e rrugës ka humbur stabilitetin. Drejtuesit e mjeteve thonë se dëmtimet janë kthyer në burim potencial aksidentesh, sidomos gjatë natës dhe në kushte reshjesh.

Probleme të rënda janë konstatuar edhe pranë qendrës së fshatit Fshat, ku rrëshqitja e pjesës së poshtme të rrugës ka agravuar situatën. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse nuk ndërhyhet urgjentisht, rrezikohet dëmtimi i gjithë trasesë dhe bllokimi i qarkullimit.

Ky aks është ndërtuar mbi gjurmën e rrugës ekzistuese dhe, sipas banorëve, dëmtimet kanë ndodhur pak kohë pas hapjes për qarkullim, duke ngritur shqetësime për cilësinë e punimeve.

Banorët dhe përdoruesit e rrugës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, për të shmangur aksidente dhe izolimin e zonës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related