Bien në prangat e policisë dy shqiptarë, sekuestrohet kokainë me vlerë rreth 20 milionë euro

Data

Një operacion i madh antidrogë i autoriteteve italiane ka çuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë dhe sekuestrimin e mbi 160 kilogramëve kokainë, të fshehur brenda një kamioni me rimorkio.

Aksioni u zhvillua në zonën mes provincave të Bergamos dhe Brescias, pas kontrolleve të shtuara në zona industriale të konsideruara strategjike për trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas burimeve zyrtare, efektivët vunë re lëvizje të dyshimta rreth një kamioni të ndaluar, ku shoferi hipi në rimorkio pak çaste para se një automjet tjetër të ndalonte pranë tij.

Në momentin e dorëzimit të shtatë çantave të mëdha, policia ndërhyri duke zbuluar brenda tyre 150 blloqe kokaine, me një peshë totale mbi 160 kilogramë. Vlera e drogës në tregun e zi përllogaritet në rreth 20 milionë euro.

Dy personat e përfshirë u arrestuan në flagrancë dhe u dërguan në burg, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e plotë kriminal dhe lidhjet e mundshme me organizata të tjera të trafikut ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related