Rama “blindon” Partinë Socialiste para nisjes së sesionit parlamentar, mbledhje maratonë sot me deputetët

Data

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në një takim të gjatë që pritet të zgjasë rreth pesë orë. Mbledhja zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe vjen vetëm pak ditë para hapjes së sesionit të ri parlamentar për vitin 2026.

Takimi shihet si një moment kyç për mazhorancën, ku do të bëhet bilanci i punës së deritanishme dhe do të përcaktohet strategjia politike për muajt në vijim. Rama pritet të japë mesazhe të forta për disiplinën parlamentare, performancën e deputetëve dhe prioritetet ligjore të qeverisë.

Në rendin e ditës janë parashikuar raportime nga të gjitha komisionet parlamentare, si dhe diskutime të shkurtra nga deputetët. Në fund të mbledhjes, fjalën përmbyllëse do ta mbajë vetë kryeministri, i cili pritet të vendosë theksin te reformat, situata politike dhe përgatitjet për sfidat e vitit 2026.

Një ditë më pas, Rama do të zhvillojë një tjetër takim të rëndësishëm, këtë herë me kryetarët e bashkive, duke sinjalizuar një koordinim të plotë mes pushtetit qendror dhe atij vendor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related