Pak muaj më parë u bë publik lajmi për përfundimin e martesës dhjetëvjeçare mes moderatores Neda Balluku dhe Ogren Ballukut, vëllait të zv/kryeministres Belinda Balluku. Tashmë, detaje të reja hedhin dritë mbi një ndarje që nuk ka qenë aspak paqësore.
Burime mediatike bëjnë me dije se pas divorcit, Neda Balluku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Çifti u njoh në vitin 2010 gjatë edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ku të dy ishin pjesë e spektaklit. Marrëdhënia e tyre u shndërrua shpejt në një nga historitë më të komentuara të asaj kohe dhe u kurorëzua me martesë në vitin 2015.
Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djem, Serzh dhe Zai.
Në daljen e saj të parë publike pas ndarjes, moderatorja pranoi se marrëdhënia kishte kaluar prej vitesh kriza të vazhdueshme, duke theksuar se një situatë e ngjashme ishte përjetuar edhe në vitin 2020. Ajo u shpreh se përpjekjet për ta mbajtur familjen kishin qenë të vazhdueshme, por vendimi për ndarje ishte i domosdoshëm.
E pyetur nëse divorci ishte një zgjedhje personale apo e marrë duke menduar për fëmijët, Balluku u shpreh se interesin e tyre e vendos gjithmonë të parin, duke theksuar rëndësinë e një ambienti të shëndetshëm familjar për rritjen e tyre.
