Qiratë e shtrenjta në Tiranë, Rama njofton projektin e ri: Studentët do të strehohen edhe në Durrës

Data

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një projekt të ri për strehimin e studentëve, si përgjigje ndaj çmimeve të larta të qirave në Tiranë. Sipas tij, përveç kampusit universitar në kryeqytet, do të ndërtohet edhe një kampus i ri universitar në Durrës, ku do të mund të strehohen edhe studentët që studiojnë në Tiranë.

Në një takim me rektorët e universiteteve, Rama theksoi se lidhja hekurudhore Tiranë–Durrës, e cila pritet të vihet në funksion së shpejti, do ta bëjë më të lehtë lëvizjen e studentëve mes dy qyteteve.

Sipas kryeministrit, në Durrës do të ndërtohet një kompleks modern rezidencial për studentët, me qëllim lehtësimin e barrës financiare që shkaktojnë qiratë e larta në kryeqytet. Ai u shpreh se ky projekt synon të krijojë kushte më të mira jetese dhe një fazë të re zhvillimi për arsimin e lartë në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related