Aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, bie në pranga autori 38-vjeçar

Data

Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin që përplasi për vdekje me makinë 40-vjeçarin Florant Palla mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 38-vjeçari G.C, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec

Pas kontrolleve me dron dhe dylbi të territorit përreth vendndodhjes se aksidentit, policia arriti të lokalizoj nëpërmjet dronit automjeti tip “VolksWagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti i 38-vjeçarit ka pësuar dëme të mëdha në pjesë e xhamit të përparmë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related