Berisha mesazh Ramës: Një pushtet i paligjshëm nuk tolerohet! Rrëzohet dhe vetëm rrëzohet

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Lezhë, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bllokon drejtësinë për të mbrojtur veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në fjalën e mbajtur para demokratëve, Berisha deklaroi se Rama nuk njeh vendimet e drejtësisë dhe synon të përdorë imunitetin për të mbrojtur figura të caktuara të qeverisë. Ai e cilësoi këtë sjellje si një akt të rëndë kundër shtetit ligjor dhe demokracisë.

“Një qeveri që qëndron në pushtet pa legjitimitet nuk tolerohet. Një pushtet i paligjshëm rrëzohet dhe vetëm rrëzohet”, u shpreh Berisha, duke theksuar se opozita ka për detyrë të rikthejë vullnetin e lirë të qytetarëve.

Sipas tij, pushteti aktual ka ardhur dhe qëndron në qeveri përmes grabitjes së votës dhe mbështetjes së krimit të organizuar. Ai shtoi se çdo ditë që një pushtet i paligjshëm vazhdon të qeverisë, është një ditë më shumë kundër interesit të qytetarëve shqiptarë.

Berisha theksoi se Partia Demokratike do të vijojë betejën për votën e lirë dhe rikthimin e demokracisë, duke nënvizuar se rruga e opozitës mbetet paqësore dhe institucionale.

Në përfundim, ai deklaroi se asnjë pushtet nuk mund të fshihet pas imunitetit për t’i shpëtuar drejtësisë dhe se opozita nuk do të pranojë kurrë normalizimin e një qeverisjeje pa legjitimitet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related