Prej një dite të izoluar në një zonë me ujë, pritet të nisë aksioni për gjetjen e dy barinjve në Fier

Data

Autoritetet pritet të nisin së shpejti aksionin e kërkim-shpëtimit për dy barinj që prej më shumë se një dite kanë mbetur të izoluar në një zonë të hapur me prezencë uji në Hasturkas të Fierit.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, deklaroi për mediat nga vendngjarja se situata po monitorohet nga afër dhe se faza e parë e kërkimit do të realizohet përmes përdorimit të dronit termik, me qëllim lokalizimin e tyre.

Sipas Çakos, në rast se droni nuk jep rezultate konkrete, do të aktivizohen alternativa të tjera, përfshirë përdorimin e helikopterit dhe angazhimin e forcave të ushtrisë, për të vijuar kërkimet në terren.

Operacioni pritet të nisë sapo të krijohen kushtet e duhura teknike dhe të sigurisë, ndërsa autoritetet theksojnë se prioritet mbetet shpëtimi i jetës së dy barinjve dhe shmangia e çdo rreziku shtesë për ekipet e ndërhyrjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related