U dërgua në spitalin e Durrësit për probleme shëndetësore, arratiset i burgosuri

Data

Një i burgosur është arratisur pasi ishte shtruar për trajtim mjekësor në spitalin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, i burgosuri ndodhej i shtruar në repartin e infektivit për shkak të problemeve shëndetësore, kur dyshohet se ka përfituar nga rrethanat për t’u larguar nga ambientet spitalore.

I arratisuri është identifikuar me inicialet A.D. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tij dhe po hetohen rrethanat e arratisjes, si dhe masat e sigurisë që ishin marrë gjatë shtrimit në spital.

Burime bëjnë me dije se priten verifikime edhe ndaj personelit përgjegjës për ruajtjen e të burgosurit në momentin e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related