“Fëmijët po ngrijnë në klasë!” – Shkolla ‘9 Tetori’ në Sarandë pa ngrohje, prindërit të alarmuar

Data

Prindërit e nxënësve të shkollës “9 Tetori” në Sarandë kanë ngritur shqetësimin për kushtet e vështira në të cilat po zhvillohet mësimi gjatë ditëve të ftohta të janarit.

Sipas një denoncimi të bërë nga një prind, ambientet e shkollës janë pa asnjë sistem ngrohjeje, ndërsa fëmijët detyrohen të qëndrojnë në klasa me temperatura shumë të ulëta.

“Fëmijët po dridhen nga i ftohti. Nuk ka asnjë ngrohje në shkollë dhe mësimi po zhvillohet në kushte të papranueshme,” u shpreh ajo, duke shtuar se situata përbën rrezik për shëndetin e nxënësve.

Prindërit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të garantuar kushte minimale dhe dinjitoze për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related