U akuzua se braktisi tre fëmijët dhe i la pa ngrënë në shtëpi, flet nëna 33-vjeçare nga Durrësi

Data

Një ditë pasi u akuzua se kishte lënë tre fëmijët e saj të mitur vetëm në shtëpi, pa ushqim dhe pa i çuar në shkollë, ka reaguar nëna 33-vjeçare nga Durrësi, duke dhënë versionin e saj të ngjarjes.

Ajo sqaron se gjendja e rëndë e banesës nuk ishte rezultat i neglizhencës, por pasojë e mungesës së ujit prej më shumë se një jave, pasi pallati ku jeton kishte mbetur pa furnizim për shkak të përmbytjeve dhe problemeve me energjinë elektrike.

Sipas saj, detyrohej t’i linte fëmijët vetëm për disa orë për shkak të punës, pasi ishte e vetmja mënyrë për t’i siguruar të ardhura minimale për jetesë, por thekson se nuk i ka braktisur dhe nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.

“Është ndërhyrë nga të tjerë për të më nxjerrë keq për gjendjen e shtëpisë. Nuk kam asnjë kontakt me familjen e burrit. Burri, që nga momenti që ka dalë nga burgu, muajt e fundit më ka dërguar disa para, por me 180 mijë lekë në muaj çfarë mund të bëj nëse rri në shtëpi gjithë ditën? Fëmijët nuk kanë shkuar në shkollë sepse kanë qenë të sëmurë. Kam dorëzuar raport mjekësor dhe kanë qenë dy javë pushim. Ditën e martë ndodhi përmbytja, rruga u bllokua dhe që nga ai moment pallati ka mbetur pa ujë dhe pa drita. Nuk kam abuzuar me fëmijët. Po të doja t’i braktisja, do ta kisha bërë më parë, jo sot,” u shpreh ajo.

33-vjeçarja kërkon mirëkuptim dhe mbështetje, duke theksuar se është një nënë e vetme që përpiqet të mbijetojë mes vështirësive ekonomike dhe kushteve të rënda sociale, pa pasur asnjë ndihmë reale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related