Sesioni i ri parlamentar gati të nisë, publikohet data zyrtare

Data

Sesioni i ri parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë do të nisë zyrtarisht më 19 janar 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrat për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë parlamentare:

  • Me Urdhrin nr. 1, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve më 19 janar 2026, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit.
    Në rendin e ditës përfshihet shqyrtimi dhe miratimi i projektprogramit dhe projektkalendarit të punimeve të Kuvendit, si edhe projektkalendarit të ushtrimit të kontrollit parlamentar, në përputhje me Rregulloren.
  • Me Urdhrin nr. 2, datë 12.01.2026, është thirrur seanca plenare e Kuvendit më 19 janar 2026, ora 17:00.

Seanca plenare do të shënojë hapjen e Sesionit II të Legjislaturës XI dhe do të zhvillohet me rend dite procedurial, i cili përfshin miratimin e procesverbalit të seancës së mëparshme si dhe njoftime, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related