Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonat malore gjatë fundjavës kanë tërhequr interes të madh nga qytetarët, duke sjellë një fluks të shtuar vizitorësh drejt Dajtit.
Qindra familje, kryesisht me fëmijë, janë nisur këtë të diel për të shijuar dëborën dhe atmosferën dimërore, por numri i lartë i mjeteve ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe radhë kilometrike në aksin rrugor që të çon drejt malit.
Sipas pamjeve nga terreni, trafiku është mjaft i rënduar, me automjete të shumta të mbetura në pritje për periudha të gjata, duke e vështirësuar lëvizjen dhe duke krijuar kaos rrugor.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin goma dimërore, për shkak të kushteve atmosferike dhe fluksit të lartë të vizitorëve.
