“Çdo janar do të dyfishohet”/ Premtimet për pensionet dhe pritja e gjatë e të moshuarve

Data

Kryeministri deklaroi se viti 2026 shënon nisjen e rritjes graduale të pensioneve, duke e cilësuar këtë si një kthesë të rëndësishme për të moshuarit. Sipas tij, shtesa e dhënë në janar të këtij viti do të dyfishohet çdo janar pasues: dyfish në vitin e ardhshëm, trefish një vit më pas, e kështu me radhë, deri në vitin 2030, kur rritja do të arrijë në pesëfishimin e shtesës fillestare.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo skemë është rezultat i reformave të ndërmarra ndër vite, rritjes ekonomike dhe përmirësimit të mbledhjes së të ardhurave, duke theksuar se rritja e pensioneve po bëhet pa rrezikuar stabilitetin financiar të vendit. Ai shtoi se për vite me radhë qeveria ka treguar përmbajtje për të mos ndërmarrë rritje të nxituara, me qëllim ruajtjen e financave publike.

Megjithatë, pavarësisht deklaratave për një plan afatgjatë dhe progresiv, pensionistët vazhdojnë të përballen me vështirësi të përditshme dhe kosto të larta jetese, duke pritur që premtimet të përkthehen sa më shpejt në përmirësim real të të ardhurave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related