Policia ndërhyn pas javësh hetimi/ Arrestohen në Elbasan tre të reja për prostitucion, procedohet pronarja e apartamentit

Data

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses një operacion të zhvilluar pas disa javësh hetimesh intensive me metoda proaktive, duke goditur një aktivitet të paligjshëm prostitucioni në qytet.

Operacioni policor, i koduar “Transit”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë. Si rezultat i ndërhyrjes, u arrestuan në flagrancë tre shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion në dy apartamente të monitoruara prej kohësh në Elbasan.

Të arrestuarat janë:

  • D. P., 20 vjeçe
  • D. M., 18 vjeçe
  • J. D., 34 vjeçe

Të treja akuzohen për veprën penale “Prostitucioni”.

Sipas hetimeve, shtetaset e huaja kontaktonin klientët përmes faqeve në internet dhe ushtronin aktivitetin e paligjshëm në ambiente të marra me qira në qytet. Gjatë kontrollit të apartamenteve, policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara si të përfituara nga prostitucioni, si dhe telefona celularë dhe dokumente identifikimi.

Në vijim të veprimeve procedurale, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasja M. J., 34 vjeçe, pronare e një prej apartamenteve, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related