“Nuk jemi as danezë, as amerikanë” – Groenlanda kërkon negociata direkte me SHBA-të

Data

Qeveria autonome e Groenlandës ka hedhur një hap historik duke kërkuar për herë të parë negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, pa ndërmjetësimin e Danimarkës. Ky qëndrim i paprecedentë ka shkaktuar tensione diplomatike dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes ambiciet amerikane mbi ishullin strategjik të Arktikut.

Të pesë partitë politike në parlamentin groenlandez dolën me një deklaratë të përbashkët ku theksuan se synimi i tyre është pavarësia dhe vetëvendosja. “Nuk duam të jemi as amerikanë, as danezë. Duam të jemi groenlandezë”, thuhet në reagim.

Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, ngriti hapur pyetjen nëse është e gabuar që vendi i saj të dialogojë drejtpërdrejt me Uashingtonin, duke sfiduar rolin tradicional të Danimarkës në politikën e jashtme të ishullit.

Kjo lëvizje vjen në një moment delikat, pasi Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur interes të shtuar për Groenlandën për shkak të pozicionit strategjik, burimeve natyrore dhe rëndësisë ushtarake. Në prapaskenë përfliten oferta financiare dhe investime të mëdha, ndërsa paralelisht është rritur edhe retorika e fortë politike nga Uashingtoni.

Zhvillimi sinjalizon një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Groenlandës dhe rihap debatin për të ardhmen e ishullit, mes pavarësisë, ndikimit danez dhe presionit amerikan.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related