Aksidenti i rëndë në Klos/ Zbardhet dinamika, arrestohet drejtuesi i mjetit: u largua nga vendngjarja dhe ishte në gjendje të dehur

Data

Policia ka zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë të ndodhur në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”, ku një automjet përfundoi në rrjedhën e një përroi. Pas hetimeve të para, është arrestuar drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar, i cili akuzohet për largim nga vendngjarja dhe mosdhënie ndihme pasagjerit.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 01:30 është marrë informacion se një automjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars, në njësinë administrative Klos. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit.

Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet. Policia bën me dije se i riu nuk ka njoftuar autoritetet pas aksidentit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit.

Gjithashtu dyshohet se në automjet ndodhej edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues po në fshatin Fullqet, i cili mendohet se është marrë nga rrjedha e përroit. Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë ende.

Gjatë ndalimit, drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Për këtë arsye, ai u arrestua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, së bashku me shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, po vijojnë kërkimet intensive në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit të zhdukur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related