Aksident në Klos, automjeti përfundon në rrjedhën e një përroi, asnjë gjurmë nga personat që ndodheshin në makinë

Data

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth mesnatës në qytetin e Klosit, ku një automjet ka përfunduar në rrjedhën e një përroi, në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, mjeti është konstatuar i përmbysur në përroin pranë rrugës, ndërsa brenda tij nuk është gjetur asnjë person. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi identitetin e automjetit apo drejtuesin e tij.

Burime nga zona bëjnë me dije se dyshohet që në makinë mund të kenë qenë 2 deri në 3 persona në momentin e aksidentit, por ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së përroit dhe zonave përreth. Në operacion po ndihmojnë edhe banorë të zonës, për të verifikuar nëse personat e përfshirë janë larguar vetë apo janë marrë nga rrjedha e ujit.

Policia po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të identifikuar personat që ndodheshin në automjet, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related