“Protestat pa kthim kundër hajdutëve” – Xhaferri: Qeveria refuzon emergjencën për të mos paguar dëmshpërblime

Data

Qytetarët e Durrësit kanë dalë sot në protestë pas përmbytjeve të rënda që goditën qytetin si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Protesta u zhvillua në shenjë revolte ndaj, sipas tyre, neglizhencës së institucioneve shtetërore dhe mungesës së reagimit konkret për ndihmën dhe dëmshpërblimin e familjeve të prekura.

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, përmes një reagimi në rrjetet sociale, deklaroi se protestat do të jenë “pa kthim” kundër asaj që ai e cilëson si një kastë hajdutësh. Sipas tij, ndonëse Durrësi po përmbytet për herë të tretë brenda një periudhe të shkurtër kohore, qeveria refuzon të shpallë gjendjen e emergjencës vetëm për të shmangur pagesën e dëmshpërblimeve.

Xhaferri thekson se qytetarët e përmbytur janë detyruar të marrin hua në mikrokredi për të riparuar dëmet, duke u zhytur edhe më tej në vështirësi ekonomike. Ai shton se hidrovori i Durrësit rezulton joeficient, pavarësisht investimit prej rreth 20 milionë dollarësh, pasi projekti i tij, sipas deputetit, është devijuar për interesa të tjera.

“Ndonëse qytetarët po përmbyten për herë të tretë në vetëm katër muaj, shteti refuzon të shpallë emergjencën për të mos paguar dëmshpërblime. Banorët janë të detyruar të marrin borxhe për të rindërtuar jetën e tyre,” shkruan Xhaferri, duke përmendur zonat më të prekura si Spitalla, Shkozeti, ish-Këneta, Shijaku, Manza dhe Gjiri i Lalzit.

Ai përfundon duke paralajmëruar se protestat do të vijojnë dhe do të intensifikohen, pasi, sipas tij, qytetarët nuk kanë më asgjë për të humbur përballë kësaj situate të përsëritur dhe mungesës së përgjegjësisë nga ana e qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related