“Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër”, Lapaj: M’u afrua dy herë për t’u bashkuar me qeverinë

Data

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë deklarata të forta në një studio televizive, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i ka ofruar një post të lartë qeveritar, ofertë që sipas tij është refuzuar.

Lapaj tha se oferta i është bërë dy herë, konkretisht më 30 qershor dhe gjatë javës së dytë të korrikut. Sipas tij, Rama i ka propozuar postin e zëvendëskryeministrit si edhe drejtimin e dy ministrive, njëra prej tyre Ministria e Bujqësisë.

“Më është ofruar posti i zv/kryeministrit dhe dy ministri. Këtë nuk e mohojnë dot, le të dalë ta mohojë kush të dojë,” u shpreh Lapaj.

Ai sqaroi se oferta është paraqitur në kuadër të idesë për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, e cila sipas Ramës do të shërbente për përshpejtimin e integrimit evropian dhe përfshirjen e të rinjve në politikë, për të krijuar “nuanca demokratike”.

Megjithatë, Lapaj theksoi se pranimi i një posti të tillë do të përbënte tradhti ndaj parimeve dhe idealeve të tij. “Nëse do ta pranoja, do të tradhtoja idealet e mia. Nuk do t’i shihja dot prindërit e mi në sy,” deklaroi ai.

Sipas Lapajt, oferta kishte një prapavijë politike të llogaritur, me qëllim neutralizimin e lëvizjes së tij. “Pas gjashtë muajsh do të na kishin nxjerrë jashtë. Qëllimi ishte të na digjnin politikisht dhe të na eliminonin si opozitë e re,” përfundoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related