Shijaku nën ujë: Reshjet e shiut paralizojnë qytetin, rrugët të pakalueshme

Data

Qyteti i Shijakut është përfshirë nga një situatë e rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona urbane. Mëngjesi i kësaj të marte ka gjetur rrugët kryesore të qytetit të mbuluara nga uji, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Në disa segmente rrugore, niveli i ujit është rritur ndjeshëm, ndërsa automjetet lëvizin me vështirësi ose janë detyruar të ndalojnë. Situata ka krijuar kaos në trafik dhe shqetësim për banorët, të cilët përballen sërish me përmbytje pas çdo reshjeje intensive.

Aktualisht, ekipet e zjarrfikëses ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë sipas nevojës për të menaxhuar situatën dhe për të larguar ujin nga zonat më problematike. Autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimet, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related