Durrësi “noton” në ujë: Përmbyten 8 qeli, prefekti alarmon – situata shumë e rëndë

Data

Durrësi po përballet me një situatë kritike për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që kanë shkaktuar përmbytje të shumta në rrugë dhe lagje të tëra të qytetit. Uji ka pushtuar zona të banuara, ndërsa problematikat janë shtrirë edhe në institucione publike.

Përmbytjet nuk i kanë shpëtuar as burgut të Durrësit. Prefekti Emiljan Jani ka bërë me dije se situata është shumë e rëndë, duke konfirmuar se janë përmbytur tetë qeli. Për menaxhimin e emergjencës, po dërgohen pompa për largimin e ujit dhe po kryhen ndërhyrje të vazhdueshme.

Sipas tij, tetë familje janë evakuuar dhe janë strehuar përkohësisht, ndërsa dy mjete zjarrfikëse janë nisur nga Tirana për të ndihmuar në vënien e situatës nën kontroll. Niveli i ujit në katin e parë të burgut ka arritur deri në 10–15 centimetra.

Të dënuarit janë zhvendosur në katin e dytë për arsye sigurie, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në varësi të intensitetit të reshjeve. Durrësi mbetet një nga qarqet më të goditura, me rrezik të lartë për përkeqësim nëse shiu vazhdon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related