Një person është vënë në paraburgim pas një sulmi gjatë natës në rezidencën e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, në Cincinnati, ku u thyen disa dritare të banesës.
Sipas autoriteteve, Vance nuk ndodhej në shtëpi në momentin e incidentit. Shërbimi Sekret Amerikan bëri me dije se një mashkull i rritur u arrestua pak pas mesnatës për dëmtim prone, përfshirë thyerjen e dritareve në pjesën e jashtme të rezidencës.
Ngjarja ndodhi në lagjen East Walnut Hills, ku forca të shumta policie dhe agjentë të Shërbimit Sekret qëndruan për disa orë në vendngjarje për hetime. Autoritetet po bashkëpunojnë me Prokurorinë për të përcaktuar akuzat përfundimtare ndaj të dyshuarit.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
