“Situata në Shqipëri, kapje institucionesh”/ Boçi reagon ashpër: Edi Rama, një hap larg derës së burgut!

Data

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në një emision televiziv, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ndodhet në pikën më të dobët politike të tij, ndërsa sipas Boçit, presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar po ecin paralelisht drejt një zgjidhjeje politike.

Boçi theksoi se protestat e opozitës do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen në forma të ndryshme, si në rrugë ashtu edhe në parlament, me një objektiv të vetëm: largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Sipas tij, situata aktuale në Shqipëri nuk përfaqëson më një qeverisje legjitime, por një regjim të mbështetur në manipulim zgjedhor, kapje institucionesh dhe lidhje me krimin e organizuar.

“Rama është para derës së burgut. Ai po mbron pushtetin vetëm për të mbrojtur veten”, u shpreh Boçi, duke shtuar se çdo veprim i kryeministrit ka si synim shpëtimin personal dhe jo interesin e qytetarëve.

Sa i përket faktorit ndërkombëtar, Boçi deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më pranë qëndrimeve të opozitës, edhe pse jo gjithmonë përmes deklaratave publike të drejtpërdrejta. Ai solli si shembull mungesën e një njoftimi paralajmërues nga ambasada amerikane gjatë protestave të fundit, gjë që sipas tij përbën një sinjal të qartë mbështetjeje për aksionin opozitar.

“SHBA na mbështet. Ka miratim të qartë që opozita të vazhdojë protestat në të gjitha format dhe mënyrat”, deklaroi Boçi, duke shtuar se raportet ndërkombëtare kanë evidentuar grabitjen e zgjedhjeve dhe shkrirjen e shtetit me partinë në pushtet.

Në përfundim, ai u shpreh se reagimet ndërkombëtare mund të mos jenë të menjëhershme, por janë të vazhdueshme dhe strategjike, ndërsa presioni i qytetarëve shqiptarë do të jetë vendimtar.

“Regjimet rrëzohen me protesta. Dhe ky regjim do të largohet nga presioni i shqiptarëve”, përfundoi Boçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related