I dënuar me burg/ Kapet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, pritet ekstradimi në Lituani

Data

Një 39-vjeçar, banues në Kosovë, është arrestuar në Pikën Kufitare Morinë gjatë kontrollit të dokumentacionit në dalje nga territori shqiptar.

Nga verifikimet e kryera dhe informacioni i shkëmbyer me Interpol Tirana, rezultoi se shtetasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vilnius, pasi Gjykata e Vilniusit në Lituani e ka dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim.

Dënimi lidhet me veprën penale “dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcënimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi dëmtim të rëndë shëndeti, si dhe terrorizimi i një personi”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet lituaneze, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 39-vjeçarit drejt Lituanisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related