Shi dhe vranësira në shumicën e zonave, parashikimi i motit për ditën e sotme

Data

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, kryesisht në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Ndërsa në relievet e larta malore, veçanërisht në zonën e Alpeve, parashikohen reshje bore me intensitet të dobët.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdetare mund të arrijë deri në 24 m/s.

Valëzimi i detit do të jetë i forcës 5 deri në 6 ballë, duke sjellë kushte të vështira për lundrimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related