Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit, ku një grua 44-vjeçe ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçarja dyshohet se po tentonte të kalonte lumin, por është marrë nga rrjedha e fortë e ujit. Trupi i saj i pajetë është gjetur dhe nxjerrë më pas nga lumi.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shkak i humbjes së jetës ka qenë rritja e nivelit të ujit dhe rrjedha e fuqishme e lumit.
