Qëllohet me armë zjarri/ Sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë, dy të arrestuar

Data

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia e Vlorës, pas një konflikti mes të rinjve në ambientet e jashtme të një lokali, ku u qëllua edhe me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit se disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri. Falë reagimit të shpejtë, u shmang përshkallëzimi i situatës dhe u vunë në pranga dy shtetas:

•A. H., 19 vjeç, banues në Vlorë

•M. A., 25 vjeç, banues në Orikum

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku gjatë një konflikti fizik mes dy të arrestuarve dhe disa personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij A. H. dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Policia bëri të mundur neutralizimin e autorëve dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related