Bie në prangat e policisë 35-vjeçari në Malësi e Madhe/ Në kërkim për kultivim narkotikësh, dyshohet bashkëpunëtor

Data

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Malësi të Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në fshatin Aliaj, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e 719 bimëve narkotike kanabis në fshatin Jeran, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan nga shërbimet e Policisë më 6 shtator 2025.

Kapja e tij u bë si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin e personave në kërkim, bazuar edhe në informacione operative, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkoder për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related