Ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i është dhënë sot lamtumira e fundit. Ai u nda nga jeta të enjten, në moshën 81-vjeçare.
Daci u varros me ceremoni shtetërore në varrezat e lagjes Dragodan në Prishtinë, në praninë e krerëve të shtetit, përfaqësuesve institucionalë, akademikëve, familjarëve dhe miqve.
Gjatë ditës u mbajtën homazhe në ambientet e Kuvendit të Kosovës, si dhe një Akademi Përkujtimore në nderim të figurës dhe kontributit të tij në jetën politike dhe institucionale të vendit.
