Protesta e fermerëve grekë, oraret e bllokimit të Pikës Kufitare të Kakavijës

Data

Policia Kufitare Kakavijë njofton se më datë 3 janar 2026, për shkak të një proteste të fermerëve grekë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në aksin Kakavijë–Janinë.

Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke), rruga do të bllokohet në kryqëzimin e fshatit Kallpaq. Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe rekomandon që udhëtimet të planifikohen jashtë këtij orari, për të shmangur pritjet dhe vonesat në kufi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related