Burgoset i moshuari që akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vjeçare

Data

Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se ka përdhunuar dhe lënë shtatzënë një vajzë 12-vjeçare në fshatin Piskupat, Bashkia Pogradec.

Sipas hetimeve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në muajin gusht, në banesën e të akuzuarit, ndërsa viktima ishte fqinja e tij. Gjatë kësaj periudhe, 67-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar të miturën për të mos treguar ngjarjen.

Rasti u zbulua nga prindërit e vajzës, pasi vunë re ndryshime fizike. Ekzaminimi mjekësor konfirmoi se ajo ishte rreth 22 javëshe shtatzënë, ndërsa më pas e mitura ka rrëfyer rrethanat e ngjarjes.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati më shumë se dy orë. Burime nga seanca bëjnë me dije se i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë. Ndërkohë, autoritetet kanë marrë kampionin e fetusit për kryerjen e analizës së ADN-së, me qëllim verifikimin e atësisë.

Rezultatet e analizës pritet të dalin brenda 2–3 javësh dhe do të jenë pjesë e hetimeve të mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related