Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 23-vjeçari shqiptar në Greqi. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, në zonën e Atikës.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga i riu ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse. Për shkak të përplasjes së fortë, 23-vjeçari ka mbetur i bllokuar në mjet dhe ka pësuar plagë të rënda.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për nxjerrjen e tij nga automjeti, ndërsa më pas ai është transportuar me urgjencë në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Autoritetet greke po hetojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
